Zviceranja 69 vjeçare martohet me 35 vjeçarin nga Kosova

Publikuar më:

Një grua gati 70-vjeçe nga Aargau është martuar me një 35-vjeçar nga Kosova. Në fakt, ata duan të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në Zvicër. Por autoritetet janë kundër. Tani, janë gjyqtarët ata që duhet të vendosin, shkruan Aargauer Zeitung.

Për të pasur një ide mbi marrëdhënien mes tyre, gruaja u lejua nga gjyqtarët të bisedonte përmes lidhjes së internetit (chat) me burrin e saj, nga salla e gjyqit.

Ajo e quan atë “Herzblatt” (emër përkëdhelës për të dashurin). Ndërsa ai atë “Schatzi”. Ajo së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të shtatëdhjetë dhe ai së shpejti do të jetë tridhjetë e pesë vjeç, transmeton albinfo.ch.

Pothuajse tre vjet më parë ata të dy ishin martuar në Kosovë, në vendlindjen e burrit. Për “nusen” ishte kjo martesa e gjashtë. Tre nga ish-bashkëshortët e saj ishin gjithashtu kosovarë.

Çifti ëndërron “për një të ardhme të përbashkët në Aargau”. Kjo është arsyeja pse ajo ka aplikuar për bashkim familjar, menjëherë pas martesës. Por Zyra për Migrim dhe Integrim ka refuzuar aplikimin. Ajo nuk u beson përbetimeve të dashurisë, të bëra nga çifti, por e konsideron këtë si një martesë të rreme, fiktive.

Gruaja nuk e ka pranuar vendimin e Zyrës së Migracionit dhe ka  ushtruar një ankesë në Gjykatën Administrative të Kantonit Aargau. Kjo e fundit  tani duhet të vendosë nëse dashuria mes çiftit është e vërtetë apo jo.

Gjatë gjykimit, kryetari i gjykatës shprehu dëshirën të dijë se ku saktësisht burri jeton në Kosovë dhe çfarë bën ai gjatë gjithë ditës. Gruaja tregon për një fshat të vogël pranë një qyteti dhe për shtëpinë me katër dhoma që i përket familjes së tij. Burri i saj kujdeset për kopshtin dhe kërkon punë. Situata në Kosovë është e vështirë.

Ata shkruanin herë pas here mes vete dhe në një moment lidhja mes tyre “ndezi”

Ishin njohur në Facebook. Ai i kishte shkruar një mesazh gruas së panjohur nga Zvicra, duke e pyetur se si ishte. Kanë kaluar më shumë se pesë vjet nga mesazhi i parë.

Në fillim ajo nuk ishte e bindur. Pastaj ajo pyeste veten përse ai vazhdonte t’i shkruante asaj. Në të njëjtën kohë ajo u tundua t’i shkruante atij dhe në një moment lidhja mes tyre “ndezi”. Në vitin 2016 ajo kishte fluturuar dy herë për në Prishtinë. Ai e kishte marrë atë në aeroport dhe kishin kaluar disa ditë së bashku në një hotel në qytet pranë fshatit të tij. Ata kishin shëtitur dhe kishin shijuar kohën së bashku.

JU REKOMANDOJMË