Will Daniels po vije në Kosovë por jo tek Trepça

Publikuar më:

Bashkimi vazhdon të mos bëhet rehat me lojtarët e huaj sivjet.

Sipas informacioneve që posedon AsistiOnline.com, klubi prizrenas është në bisedime të avancuara me qendrën amerikane, Will Daniels i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Trepçës.

Daniels te Trepça kishte luajtur në 22 ndeshje me 13 pikë e 6.6 kërcime për ndeshje.

Të kujtojmë se lojtari në fjalë ka përvojë të madhe si basketbollist në ekipe të ndryshme evropiane si: Peristeri e Kavalas (Greqi), Levallois, Nanterrre e Limoges (Francë), Hapoel Elitat e Hapoel Haifa (Izrael), Fethiye (Turqi) etj

JU REKOMANDOJMË