VV shpenzoi 1 milion e 734 mijë e 872 euro për tre muaj, PDK 360 mijë, LDK 155 mijë

Publikuar më:

Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje veç për këta tre muaj ka shpenzuar… mbajeni frymën; Një million e 734 mijë e 872 euro. Vetëvendosja prin bindshëm, krahas PDK-së me 360 mijë e 313 euro, e LDK-së me 155 mijë e 334 euro.

Për çka harxhoi Vetëvendosja?
Pagat e punëtorëve, Vetëvendosjes për tre muaj i kushtuan, 271 mijë e 877 euro. Mallra dhe shërbime, Vetëvendosja pagoi 1 milion e 448 mijë euro. 111 mijë euro për lëndët djegëse. Pra, karburante për vetura. 122 mijë euro qiraja. Për marketing Vetëvendosja shpenzoi 472 mijë euro.

PDK-ja?
Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se ka shpenzuar për pagat e punëtorëve, 154 mijë e 695 euro. Qiraja PDK-së i ka kushtar 9 mië e 108 euro. Për marketing PDK nuk ka deklaruar shpenzime. Por te rubrika të ndryshme, ata kanë deklaruar 25 mijë euro shpenzime. Shifra totale 360 mijë e 313 euro.

LDK-ja?
Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se për tre muajt e parë të vitit 2025, pagat e punëtorëve i kanë kushtuar 90 mijë e 548 euro. 9 mijë e 700 euro mallra dhe shërbime. Sipas raportit LDK-ja për marketing ka shpenzuar 33 mijë euro. Qiraja u ka kushtuar pak mbi 9 mijë euro.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.