Pas skandaleve per dallavere me rrymën shkarkohet kryeshefi i KOST-it

Publikuar më:

Të enjten pasdite është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri.

Shkarkimi i tij vjen vetëm një ditë pasi në DEBAT PLUSpo shpaloseshin dyshime për kompani energjetike me veprimtari të “dyshimtë”, që kanë bërë shit-blerje të rrymës me KEK-un dhe KOSTT-in.

Zeqiri u shkarkua në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve, me anëtarë Gëzim Tosuni, Rejhane Zylfijaj, Lumnije Aliu, Sead Mujovi.

Siç mëson Dukagjini, ish-anëtarët e bordit të këtij institucioni tashmë kanë dërguar dosje në prokurori për dyshime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga i njëjti.

Dukagjini ka provuar të konfirmojë zyrtarisht lajmin, por deri në këto momente nuk kanë kanë kthyer përgjigje as nga Ministria e Ekonomisë as vetë Evetar Zeqiri.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2022, bordi i drejtorëve të KOSTT -it e kishte emëruar Zeqirin në këtë post.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.