Vushtrriasit të “dashuruar” pas armeve: Policia sekuestrin dy armë zjarri

Publikuar më:

Në orët e mbrëmjes së datës 12 prill 2024, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar se në fshatin Sllakovc janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policor ku fillimisht në vendin e ngjarjes kanë gjetur disa gëzhoja, ndërsa si rezultat i veprimeve të shpejta policore kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë dy presona të dyshuar, ku gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit pistoleta dhe katërmbëdhjetë fishek.

Në cilësi të të dyshuarave, janë intervistuar dy të dyshuarit mashkull/kosovar, shtetas të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës.

JU REKOMANDOJMË