Vushtrriasi po i “çmonton serbët”, i mposhti 3 radhazi dhe u bë kampion në Gjermani

Publikuar më:

Sportistët nga Kosova vazhdojnë ta bëjnë atë që nuk ka arritur ta bëjë politika për gjithë këto vite, promovimin e shtetit.

I tillë është edhe bokseri nga Vushtrria, Bujar Tahiri, i cili vazhdon rrugëtimin e suksesit në këtë sport në Gjermani.

Bokseri Tahiri dje ka pasur një meç të rëndësishëm për titullin e kampionit të Gjermanisë në pesha gjysmë të rënda ku ka mposhtur me nokaut serbin Malinovic.

Tahiri po ashtu edhe në dy ndeshje paraprake ka mposhtur dy bokserë serb duke u shndërruar kështu në një kala të pathyeshme për ta.

JU REKOMANDOJMË