Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, një burrë i plagosur

Publikuar më:

Foto: Ilustrim

Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në këtë qendër në orën 14:40 dhe iu është përgjigjur rastit.

I dyshuari është arratisur fillimisht, por në më pak se një orë Policia ka arritur ta arrestojë.

“Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Policia për KOHËN.

Ekipet e hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË