Vrasje makabre në një familje kosovare në Gjermani: Vriten babai dhe dy fëmijët, nëna plagoset

Publikuar më:

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielen në Gjermani, ku thuhet se pa shenja jete janë gjetur dy fëmijë, 11 dhe 13 vjeç, dhe babai i tyre 44-vjeçar.

Siç raporton Shërbimi i Transmetimit Publik të Bavarisë, br.de, që të tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut, njofton Klnakosova.tv, ndërkohë autoritetet thonë se hetimet e para çojnë në dyshimin për vrasje.

Përveç të vrarëve, e plagosur është gjetur edhe një grua 38 vjeçare, e cila raportohet të jetë nëna e dy fëmijëve të vrarë.

Ndërkaq, sipas një mediumi kosovar, në këtë rast, dyshohet se bëhet fjalë për një familje kosovare nga Gjakova, ku thuhet se është 44-vjeçari ai i cili ka qëlluar me armë drejt familjarëve të tij, fëmijëve dhe bashkëshortes, megjithatë kjo akoma nuk është konfirmuar.

Prokuroria gjermane nuk ka specifikuar ndonjë motiv të këtij rasti tragjik, as edhe detaje rreth identitetit të dorasit të këtij akti.

JU REKOMANDOJMË