Vodhi para në një xhami, Policia ia publikon fotografinë të dyshuarit – kërkon ndihmë për kapjen e tij

Publikuar më:

Policia në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”.

Ai dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e një xhamie në Rahovec më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

“Rasti ka ndodhur në një xhami në qytetin e Rahovecit, me datë më 7 dhjetor të vitit të kaluar, ku i dyshuari ka hyrë në objektin fetar, dhe duke përdor mjete të forta dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e objektit fetar, para të cilat besimtarët i kishin lënë në baza vullnetare. Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec, në bashkëpunim me njësitë tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative.”

“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, apo përmes numrave të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.