Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se në oborrin e qendrës së punësimit në Zveçan janë vjedhur dy vetura.
Të njëjtat, ankuesi kishte raportuar se ishin donacion për këtë qendër.
“Zveçan / 29.03.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e qendrës së punësimit, janë vjedhur dy vetura zyrtare te cilat ishin donacion për këtë qendër”, njofton policia.





