Vetura e vjedhur në Gjermani dyshohet se ndodhet afër Leposaviqit në Kosovë – qytetari kërkon ndihmë

Publikuar më:

Një qytetar ka bërë thirrje publike pas vjedhjes së një veture në Gjermani, duke njoftuar se ajo dyshohet të ndodhet aktualisht në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.

Sipas tij, vetura është identifikuar si e vjedhur dhe mund të jetë parë në territorin e Kosovës, shkruan “Jepi zë”.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që, nëse e vërejnë veturën në fjalë, të njoftojnë menjëherë policinë.

Screenshot

“Përshëndetje shokë. Ky kerr është vjedhur në Gjermani, për momentin është në Kosovë. Kush e sheh, ju lutem lajmëroni policinë,” thuhet në apelin e qytetarit.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me rastin.

JU REKOMANDOJMË