Një qytetar ka bërë thirrje publike pas vjedhjes së një veture në Gjermani, duke njoftuar se ajo dyshohet të ndodhet aktualisht në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.
Sipas tij, vetura është identifikuar si e vjedhur dhe mund të jetë parë në territorin e Kosovës, shkruan “Jepi zë”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që, nëse e vërejnë veturën në fjalë, të njoftojnë menjëherë policinë.

“Përshëndetje shokë. Ky kerr është vjedhur në Gjermani, për momentin është në Kosovë. Kush e sheh, ju lutem lajmëroni policinë,” thuhet në apelin e qytetarit.
Policia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me rastin.