Vetëm pak vjet më herët, Armend Muja e krahasonte VV-në me Listën Serbe: Po e minojnë rendin kushtetues

Zëri qytetar

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Toka gati ta “përpijë” asfaltin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, bllokohet një korsi

Një pjesë e rrugës me katër korsi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është bllokuar që prej disa ditësh. Arsye për këtë, është...

Armend Muja me siguri se s’e ka menduar se do të përfundonte në Lëvizjen Vetëvendosje kur në janar të vitit 2016 thoshte se partia e Albin Kurtit dhe Lista Serbe e dirigjuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e njohin rendin kushtetues.


Muja atëherë shprehej se LVV-ja dhe Lista Serbe ishin dy forcat politike që e kishin polarizuar “së tepërmi” skenën politike në Kosovë. Atëherë, LVV-ja s’ishte alternativë për Mujën, i cili shprehej se prodhimi i një alternative të duhur nuk është i mundur, teksa shtonte se partia e shefit të tij aktual në parti, Albin Kurti dhe kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq duhet të kushtëzoheshin për njohjen e rregullimit politik të Kosovës.

“Skena politike eshte polarizuar se tepermi nga prezenca e dy forcave politike qe nuk e njohin rendin kushtetues te Ahtisarit (VV dhe Lista Serbe) dhe konsenzusi shoqeror nuk eshte i mundur. Prodhimi i alternativave qeverisese me orinetim zhvillimor nuk eshte i mundur perderisa keto dy forca te kushtezohen per njohje te reegullimit tone politik. Hapi i dyte eshte qe shtegu i mesem politik (political mainstream) te ndryshohet permes reformes zgjedhore qe parandalojne krijimin e partive provinciale (partive te ish-zonave operative). Hapi i trete eshte konsenzusi shoqeror per te kufizuar influencen e Serbise ne Kosove. Hapi i katert eshte pakti per zhvillim ( privatizimi i aseteve strategjike). Hapi i peste eshte ndryshimi i elitave mediatike per te prodhur pluralizem te informacionit. Shteti, mireqeverisja dhe elitat e reja politike do te vijne vetem pas zbatimit te hapave te mesiperm”, kishte shkruar Muja.

Saktësisht 5 vjet nga ky postim i Mujës, ai u shfaq në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Atij iu organizua mirëseardhja më e veçantë me të cilën dikush nga jashtë është pritur në ditën e tij të parë në LVV.Albin Kurti, që tha se e njeh Armend Mujën qëmoti, shtoi se mezi pret të punojë me të.

“Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme. Ai tani është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Armendi ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore. Më herët ka shërbyer si drejtor për çështje akademike në Kolegjin UBT. Gjithashtu ai ka punuar si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe Vlerësim të Planit Strategjik Arsimor për GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës. Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje”, shkroi Kurti.

Në anën tjetër, Muja që kishte kërkuar që LVV-ja të kushtëzohet ta njoh rregullimin politik të Kosovës, tha se kjo parti është “e vetmja garanci për ndryshim në Kosovë”, duke shkruar një sërë lavdata për shefin e tij të ri, Albin Kurtin.

“Me Albinin njihemi qëmoti, por nga dje, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE! Kosova gjendet e sfiduar, si për të kaluarën, ashtu edhe për të ardhmen e saj. Albin Kurti përfaqëson të vërtetën, autoritetin moral dhe vullnetin e njerëzve të rëndomtë në Kosovë – aktiv e rezistent ndaj sfidave shoqërore që nga vitet e 90-ta, por edhe të gatshëm për rrugën përpara. Data 14 shkurt 2021 do të jetë historike për Kosovën – Kurti do të jetë Kryeministri më i votuar, lajm i mirë dhe i domosdoshëm për Kosovën dhe shqiptarët. Kurti nuk i ka borxh askujt përpos popullit të Kosovës dhe dashamirësve të saj. Nuk duhet pritur që ai si Kryeministër të jetë kokëulur para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe jashtë. Ai do të veprojë si Kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë dhe partner me miqtë më të afërt të Kosovës”, shkroi Muja ndër tjerash.

- Advertisement -

Të fundit

3 të vdekur në Vushtrri, 1 i vdekur në Skënderaj dhe 59 raste pozitive në Mitrovicë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Lajme të tjera