Vendos Qeveria: Nga 20 gushti nuk mund të hyni në dasëm pa vaksinë

Publikuar më:

Qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e reja anti-covid. Në vendimin e gjatë të Qeverisë Kurti II bie në sy masa për ndalimin e hyrjes në klube të natës, diskoteka, dasma, fejesa e ahengje të tjera pa vaksinim.

Në vendim thuhet se nga 20 gushti deri më 10 shtator, hyrja në ambiente ku janë më shumë se 100 persona do të lejohet vetëm me certifikatën e vaksinimit.

“Ndërkaq nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, ahengjet familjare e të ngjashme,tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, do të lejohet vetëm me Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka rishikaur masat kundër përhapjes së COVID-19 duke vendosur masa të reja për parandalimin e coronavirusit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.