Vdes Avdullah Parduzi, aktivisti i vjetër i LDK-së në Vushtrri

Publikuar më:

Ka ndërruar jetë Avdullah Parduzi, aktivist shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lajm që ka pikëlluar familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe shumë veprimtarë të kësaj partie.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime edhe figura të LDK-së në Vushtrri. Ish-deputetja Rrezarta Krasniqi, përmes një reagimi publik, ka shprehur dhimbjen për humbjen e Avdullah Parduzit, duke e kujtuar atë si një njeri të përkushtuar dhe kontribuues ndër vite.

Ngushëllime ka shprehur edhe asambleisti i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Ramadan Parduzi, i cili ka bashkëndier me familjen dhe të afërmit për humbjen e tyre.

Të afërm, miq dhe bashkëveprimtarë po e kujtojnë Avdullah Parduzin për angazhimin e tij të gjatë politik dhe kontributin e dhënë në strukturat e LDK-së.

Familjes Parduzi, të afërmve dhe miqve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

JU REKOMANDOJMË