Valon flamuri i Adem Jasharit në Shkup, ‘Shvercerat’ mblidhen para ndeshjes me Ballkanin

Publikuar më:

Me fillim nga ora 21:00 sonte në stadiumin ‘Todor Proeski’ do të takohen Shkupi dhe Ballkani në kuadër të fazës ‘play-off’ të Conference League. Pak orë para se të fillojë takimi tifo grupi ‘Shvercerat’ veçse kanë filluar të mblidhen në sheshin ‘Skënderbeu’.

Lexues të Gazeta Metro kanë dërguar video të tifo grupit nga Shkupi, të cilët kanë filluar tashmë mbledhjen e tyre para ndeshjes së shumë pritur.

Në një atmosferë fantastike që pritet të mbizotëroj sonte në stadiumin nacional të Maqedonisë së Veriut, me gjasë do të jetë prezent edhe flamuri i përgatitur nga ata i komandantit legjendar të UÇK’së, Adem Jashari.

Para këtij takimi duhet theksuar se, Gazeta Metro ka kontaktuar me mbrojtësin e Ballkanit, Rustem Hoxha dhe mesfushorin e Shkupit, Besir Demiri.

Mbrojtësi i kampionëve të Kosovës ishte lënduar pikërisht në një miqësore të fituar nga suharekasit ndaj Shkupit 0-2 gjatë fazës përgatitore dhe pret që në fund bashkëlojtarët e tij të arrijnë një rezultat pozitiv.

Ndërsa, optimist në një fitore të mundshme është shprehur edhe Demiri. Ai ka thënë përkundër faktit se janë favorit këtë duhet ta tregojnë në fushë

videon e gjeni ne linkun me poshte:

FullSizeRender

JU REKOMANDOJMË