Duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017, Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. në Mitrovicë, shpallë:
K O N K U R S
(Për plotësimin e vendeve të lira të punës, punë provuese 6 muaj me mundësi vazhdimi)
I.
Një (1) Shef/e i/e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Punë&Objekteve
Përshkrimi i detyrave dhe përgjejgësive të punës:
Të jetë i/e aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës,
Organizon sigurimin e objekteve të Kompanisë dhe hapsirave për rreth, planifikon dhe kontrollon rojet,
Organizon sigurimin e automjeteve të kompanisë që të mos vijë deri te thyerja e tyre, dëmtimi, vjedhja etj,
Merr pjesë në organizimin e trajnimit të punëtorve, lidhur me mbrojtjen në punë dhe për këtë mban evidencë,
Merr pjesë organizimin e kontrollit periodik të mjeteve të punës , paisjeve dhe kushteve të punës , ku lidhur me këtë mban evidencë,
Është përgjegjës dhe drejtëpërdrejtë obligohet për funksionimin e mjeteve mbrojtëse dhe mbrojtjen ndaj zjarrit sipas lidhshmërisë dhe sigurimit të kompanisë,
Në rast të vërejtjes së rrezikut nga zjarri apo rreziqe tjera , organizon marrjen e masave më efikase dhe menjëherë kërkon ndihmë në evidentimin e të metave,
Kujdeset për evidencën e lëndimeve në punë dhe të sëmundjeve, që kanë të bëjnë me punën e punëtore,
Në rast sulmi organizon ndërmarrjen e masave të caktuara konfrom Rregullores,
Përgaditë informata dhe planifikon masat mbrojtëse në punë,
Bënë organizimin e mbrojtjes shëndetësore dhe mbrojtjes në punë,
Bënë planifikimin dhe mbanë evidence për mjete mbrojtëse dhe higjienike duke u bazuar në Rregullore dhe në afate,
Mbikëqyrë dhe organizon kontrollet periodike të parapara me Ligj siç janë:
kontrolla-sanitaro higjienike;
kontrolla dhe servisimi i mjeteve kundër zjarrit;
matjet periodike të tokzimit dhe matjet tjera;
Raporton te Kryeshefi Ekzekutiv për ndryshime në sigurim fizik dhe me lejen e Kryeshefit i paraqet rastet në organet e PK,
Kryen çfarëdo detyre tjetër të urdhëruar nga Sekretari të cilit i raporton për ndryshimet gjatë ndërrimeve 24 orëshe,
Kryen punë tjera juridike sipas urdhërit Udhëheqësit/es dhe Kryeshefit Ekzekutiv.
Për punën që kryen i përgjigjet Sekretarit/es te Kompanisë.
Kushtet për punësim(edukimi i kërkuar):
Përgaditja profesionale: Baçelor në Juridik, Menaxhim të Emergjencave ose Siguri dhe shëndet në punë,
Përvoja e punës 3 vite (e preferueshme),
Të jetë i certifikuar për siguri dhe shëndet në punë (Obligative),
Përparësi trajnimet e kryera si mbrojtje nga zjarri,
Të njoh punën me kompjuterike word, Excel etj.
II.
Një(1) Asistent/e i/e Kryeshefit Ekzekutiv
Përshkrimi i detyrave dhe përgjejgësive të punës:
Të jetë i/e aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës,
Mban rregull për pranim të palëve dhe punonjësve të kompanisë për hyrje te Kryeshefi Ekzekutiv,
Mban evidencë për ftesa dhe mbledhje të ndryshme të institucioneve dhe organeve tjera, për ta njoftuar Kryshefin Ekzekutiv,
Përgaditë në mënyrë teknike materialin e Bordit të Drejtorëve,
Sipas urdhërit të Kryeshefit Ekzekutiv i fton palët dhe zyrtarët e institucioneve dhe organeve tjera në rast nevoje për qëllime të ndryshme,
Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të Kryeshefit Ekzekutiv .
Për punën që kryen i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.
Kushtet për punësim(edukimi i kërkuar):
Përgaditja profesionale: Baçelor në Komunikim Masiv ose Administratë Publike,
Përvoja e Punës: Së paku 1 vit (e preferueshme).
Njohja e gjuhës angleze (Obligative).
Shkathtësi të mira kompjuterik, word, Excel,
Aftësi komunikuese me Departamente.
III. Katër (4) Lexues të Ujëmatësve
– Dy(2) -Njësia Skenderaj,
– Dy(2)- Njësia Vushtrri
Përshkrimi i detyrave dhe përgjejgësive të punë:
Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës,
Bënë leximin e ujëmatësit dhe është përgjegjës për rregullesin e dorezimit së faturave,
Gjatë leximit të ujëmatësit është i obliguar që për çdo ndryshim me ujëmatës si dhe ndonjë prishje në të, që menjëherë ta lajmëroj udhëheqësin kompetent,
Sigurohet për përditësim të rregullt të të dhënave të konsumatorëve,
Sigurohet se të gjithë konsumatoret nën përgjegjësinë tij, kane kontrate valide te shërbimeve me KRUM,
Gjatë kontrollimit të terenit është i obliguar që të kontrolloj dhe lajmëroj kyçjet ilegale (të egra) të fshehura,
Obligohet që të monitoroj pagesat e rregullta te faturave nga konsumatoret nen përgjegjësin e tij dhe sipas nevojës ti dorëzoi vërejtjen mbi borxhin e pa paguar,
Është përgjegjës për inkasimin e borxheve të vjetra të konsumatorëve nën përgjegjësin e tij,
Është i obliguar të mbajë uniformën e punës dhe kartelen identifikuese,
Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të Udhëheqësit,
Për punën që e kryen i përgjigjet Shefit të Leximit & Inkasimit.
Kushtet për punësim(edukimi i kërkuar):
Përgaditja profesionale: Shkolla e Mesme
Përvoja e Punës: Së paku 2 vite (e preferueshme).
Paga mujore : sipas Rregullores mbi ndarjen e te ardhurave.
Dokumentet e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letrën përcjellëse, biografin tuaj (CV-në), kopjen e diplomës përkatëse e noterizuar, referencat dhe çertifikatat- të lindjes, shëndetësore, të trajnimeve, të mos jetë nën hetime dhe i dënuar apo i dënuar me kusht, letërnjoftimi kopja, dëshmi mbi përvojën e punës etj.
Dokumentacioni dorëzohet i fotokopjuar dhe i njëjti nuk u kthehet aplikantëve.
Aplikacionet merren dhe i tërë dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Drejtorin e KRUM-së.
Aplikacionet mund ti merrni edhe në Web faqen e kompanisë.
Dokumentet që nuk janë të kompletuara sipas konkursit nuk do të shqyrtohen.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në Koha Ditore.
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në:
Drejtorinë e KRUM-së.
Rr.,,Liqeni,,.
Suhodoll-Mitrovicë









