“U rrit jetim dhe nënën e ka arsimtare në këtë fshat” – Detaje të reja nga vrasja e 30 vjeçarit

Publikuar më:

Egzon Haziri është personi që ka mbetur mbrëmë i vrarë pas të shtënave me armë në kryeqytet.

Jepi zë raportoi për këtë ngjarjen e rëndë, nga e cila ka mbetur e plagosur edhe një grua, shkruan Jepi zë.

I riu llapjan ishte nga fshati Bellopojë i Podujevë.

Siç mësohet Egzoni është rritur jetim (pa baba) dhe e ka vetëm një vëlla.

Nëna e tij është arsimtare në shkollën e fshatit Bellopojë.

Derisa, përveç vrasjes së 30 vjeçarit, nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë.

Një grua kalimtare e rastit tragjik, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

JU REKOMANDOJMË