U plagos në vendin e punës, duke luftuar me grabitësin serb, vushtrriasi Fahri Ademi ende i palëvizshëm

Publikuar më:

Dy muaj më parë, 42-vjeçari Fahri Ademi u plagos nga të shtënat me armë zjarri gjatë një grabitje të armatosur në Veternik.

Pas disa ditësh trajtimi në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ademi u nis për në Turqi.

Plagët e rënda që mori Ademi, derisa u ballafaqua me grabitësin serb, ishin të rënda derisa e lanë të palëvizshëm.

“Ende është i palëvizshëm. Edhe dy javë ka me qëndru në Turqi pastaj kthehet në Kosovë. Njërën këmbë po e ndjen, kurse tjetrën jo. Sipas doktorëve atje, ka gjasa që Fahriu të ecë përsëri. Ata i kanë rekomanduar të vazhdojë me ushtrime. Gjendja e tij emocionale nuk është e mirë, është lodh shumë, është “shkri” si njeri”, ka thënë një familjarë i Ademit për IndeksOnline.

Plagë të rënda dhe të papërballueshme mori edhe vetë grabitësi serb, Millosh Vukojeviq, i cili ndërroi jetë në Klinikën Intenzive në QKUK, pak ditë pasi ndodhi rasti.

Vukojeviq, kishte edhe të kaluar kriminale ku vitin e kaluar ishte i arrestuar për kultivim të bimëve narkotike

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.