Dy persona janë arrestuar mbrëmë në vendin e ngjarjes, pasi para hotelit ku është akomoduar përfaqësuesja e Turqisë në Prishtinë janë hedhur fishekzjarrë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas burimeve të “Jepi zë”, pala turke kishte paralajmëruar se do të largohej nëse nuk ndaleshin fishekzjarrët.
Futbollistët e Turqisë nuk e patën natën më të qetë në prag të ndeshjes me Kosovën. Mediat turke publikuan pamje nga incidenti, ndërsa “Sondakika” raportoi se ngjarja ka rritur tensionet para përballjes.




