“Trepça” suspendon dy punëtorë, dyshohet se vetëm u regjistruan dhe nuk qëndruan në punë

Publikuar më:

Dy punëtorë të ndërmarrjes Trepça Sh.A. janë suspenduar përkohësisht nga puna, pas dyshimeve për shkelje të detyrave të punës.

Vendimi është marrë nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, pas pranimit të një raporti zyrtar lidhur me veprimet e dy punonjësve me inicialet XH.Q. dhe I.H.

Sipas njoftimit, ata dyshohen se gjatë datave 30 dhe 31 mars si dhe 1 prill 2026 janë paraqitur në vendin e punës vetëm për evidentim përmes sistemit elektronik të skanimit.

Pas evidentimit, dyshohet se kanë lëshuar pa autorizim objektin e flotacionit në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg”, duke vepruar në kundërshtim me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre të punës.

Rasti është në procedurë të mëtejshme shqyrtimi nga organet përkatëse brenda ndërmarrjes.

JU REKOMANDOJMË