Ndërmarrja “Trepça” është bërë cak i hajnave kohëve të fundit.
“Jepi zë” mëson se janë vjedhur kabllo në Flotacion në vlerë 300 euro.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku thuhet se rasti është inicuar si vjedhje e rënë.
“Më 20.11.2021 është raportuar rast për vjedhje të kabllove të rrymës në Flotacionin e Trepçës. Rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.
Ndryshe sot persona të panjohur kanë dëmtuar kabllot e energjisë elektrike në terminalin doganor ne Trepçë.
“Jepi zë” ka mësuar nga burime të sigurta brenda “Trepçës” se kabllot janë demtuar ndërsa kanë reaguar punëtorët e Trepçës dhe furnizimi me rrymë është stabilizuar.