Trepça në bisedime me qendrën angleze, Kavell Bigby-Williams

Publikuar më:

Duket se edhe te Trepça kemi zhvillime rreth përforcimit të skuadrës.

Siç ka mësuar AsistiOnline. com, mitrovicasit janë në bisedime me qendrën angleze, Kavell Bigby-Williams.

Lojtari në fjalë është i gjatë 211 centimetra dhe së fundmi ka luajtur në Taiwan me ekipin e Steelers në 7 ndeshje me 9 pikë e 8 kërcime.

Williams ekpseriencën e parë në Evropë e kishte pasur me ekipin e Cantu në Serie A të Italisë, më pas u paraqit me Antwerpin në Belgjikë, Anwilin në Poloni dhe para përvojës në Taiwan, është paraqitur edhe me Boulazac në Francë.

Vlen të ceket se Williams ishte afër debutimit edhe në NBA me ekipet e Hornetts e Pelicans, derisa në NBA G League është paraqitur me dy ekipe, Sioux Falls Skyforce dhe Indiana Mad Ants.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja mes ekipit mitrovicas dhe lojtarit, do të finalizohet.

/AsistiOnline.com/

JU REKOMANDOJMË