Trendi më i ri: Unaza me GPS për të përcjellë partnerin në çdo moment

Publikuar më:

Një nga trendet më të fundit që duket se është përqafuar nga bashkëshortët e rinj në vende të ndryshme të botës, janë unazat me GPS. Këto unaza, u mundësojnë bashkëshortëve të dinë vendndodhjen e partnerit në çdo çast.

Edhe pse për shumë përdorues unaza martesore me GPS mund të jenë alternativa ideale, për shumë të tjerë mund të jetë një tregues i sjelljes posesive dhe kontrolluese në martesë. Këto unaza inovative thuhet se e kanë origjinën në Brazil, duke u prodhuar nga një kompani e quajtur “Boyfriend Tracker”.

Ato shpesh funksionojnë ose sinkronizohen përmes një çipi të quajtur ‘aleanca’, ku çiftet sinkronizojnë unazat e tyre me njëri-tjetrin përmes një kodi që u lejon atyre të njohin vendndodhjet e tyre.

Gjithashtu, këto unaza kanë sensorë të aftë për të zbuluar kur njerëzit ndalojnë përdorimin e unazës. Në këtë mënyrë, mund të regjistrohet koha, momenti dhe vendi në të cilin aksesori i përmendur ndaloi së përdoruri.

Për sa i përket çmimit të këtyre unazave, ato mund të merren nga 350 dollarë e lart. Po kështu, gurët që janë të ngulitur do t’u japin atyre një vlerë më të madhe ose më të vogël

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.