Tregime inspiruese nga Afërdita dhe Nemanja

Publikuar më:

Afërdita Sylaj Shehu dhe Nemanja Nestoroviq udhëheqin së bashku OJQ-në Community Building Mitrovica (CBM), e cila punon në regjionin e Mitrovicës misioni i së cilës është të jap kontribut drejt paqes. Stafi i organizatës përbëhet nga Shqiptarë dhe Serbë të Kosovës, e të cilët jetojnë në qytetin e ndarë të Mitrovicës

Të jetosh në Kosovën e zhvillimeve të shpeshta që ndryshojnë, situatës jostabile politike që dikton jetën e rëndomtë të qytetarëve mund të përforcohet disi në një vend të ndarë nga një urë, dhe e cila fatëkeqësisht shërben si një pikë ndarëse.

CBM përgjatë punës së saj dëshiron të tejkaloj ndarjen mes komuniteteve, t’i afrojë njerëzit, ofron hapësirë për dialog mes komuniteteve, duke i adresuar çështjet që i mundojnë ata. Në tregimin e sotëm, ne ftuam Afërditën dhe Nemanjën për të ndarë tregimet e tyre duke reflektuar në punën e tyre të rëndësishme që bëjnë së bashku.

I pyetur se si është ndjerë kur i’u bashkua CBM-së, Nemanja thotë se ambienti i punës ka qenë shumë miqësor, i lehtë dhe sfidues njëkohësisht, e cila ka zbardhur paragjykimet që i kisha në ndërdije për një OJQ e cila përbëhet nga stafi multietnik.

“Gjithmonë jam ndjerë rehat. E kam kuptuar se CBM përbëhet nga një staf i përkushtuar, të cilët besojnë tek ndryshime në qytet ashtu siç besoj edhe unë.”

Duke reflektuar në ndjenjën personale si dhe presionin nga rrethi, Afërdita ndau me ne se nuk ishte aq e lehtë pasiqë kohërat ishin më sfiduese, derisa ndarja ishte më e pranishme se asnjëherë më parë. “Situata jostabile ndikon tek të gjithë ne, përfshirë këtu edhe punën tone në CBM poashtu. Por jo vetëm puna, por edhe ngjarjet në aspekt personal. Kur unë festova martesën time, unë kam ftuar kolegët e mi, por kjo sjell edhe pyetjen se a do të ndihen të gjithë rehat përfshirë këtu kolegët e mi Serbë. Kjo vetëm se e paraqet situatën në të cilën jetonim, se edhe festat gazmore duhet të ishin të mirë menduara. Une jam shumë e lumtur që kolegët e mi ishin atje dhe festuan një ditë që ishte shumë e veçantë për mua, dhe se të gjithë u argëtuam.”

Në hapësirën e jashtme, tridhjetë (30) mysafirë u kënaqën duke dëgjuar Afërditën dhe Nemanjën. Kur u pyetën për marrëdhëniet jashtë punës, se a janë Nemanja dhe Afërdita miq, Nemanja përgjigjet: “Natyrisht! Ne kalojmë shumicën e kohës së bashku përgjatë tërë ditës, më shumë se që kalojmë kohë me familjet tona, dhe për atë them se CBM është familja ime e dytë. Ne ndajmë të gjitha momentet e lumtura dhe të trishtueshme. Mëngjesi ynë fillon me kafen e përbashkët të mëngjesit, krahas qeshjeve, bisedës rreth temave të nxehta, derisa dita ka një fillim të mbarë”.

Afërdita ndan ndjenjat e njëjta sikurse Nemanja dhe shton se “Bashkëpunimi dhe miqësia janë të mundshme dhe janë duke ndodhur, pasiqë unë dhe Nemanja jemi duke japur shembullin e mirë. Unë jam poashtu e lumtur të shoh se bashkëpunimi në mes të komuniteteve është më i mirë. Ura shfrytëzohet më shumë nga qytetarët për kalim nga njëra anë në tjetrën, duke vizituar dyqanet, duke shkuar në punë dhe unë jam shumë e kënaqur se jam pjesë e saj e cila po kontribuoj në këtë ndryshim.”

Mbrëmja përfundoj me pyetjet nga publiku të cilët deshën të dinin më shumë për punën e tyre dhe anekdotat gjatë punës së përbashkët mes Afërditës dhe Nemanjës.

#RCT aktiviteti i tregimeve është një iniciativë që vazhdon tutje, me qëllim të krijoj hapësirë për porosi pozitive rreth pajtimit nga aspekti individual tek publiku i gjerë në Kosovë. Aktiviteti ka të bëjë me ofrimin e individëve të cilët ndajnë porosi dhe shembuj të pajtimeve, ata të cilët inspirojnë publikun e gjerë për lidhje me komunitetet fqinje që jetojnë të ndarë. Këto tregime do të ndahen me mediat qofshin ato lokale apo kombëtare, për të arritur tutje tek publiku i gjerë dhe për të riforcuar gjegjësisht shpërndarë pozitivitet dhe porosi të pajtimit përmes mediave dhe raportimit për qytetarë, duke u fokusuar në vlerat që duhet ndarë me të tjerët  si dhe kultivimin e besimit.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit Transformimi i Konflikteve dhe Pajtimi, i cili zbatohet nga CBM dhe partnerët NSI & YIHR Kosovo, dhe i mbështetur nga populli amerikan nëpërmes USAID në Kosovë.

 

JU REKOMANDOJMË