Trajneri i KB Trepçës: S’jam i kënaqur me performancën e lojëve të fundit, lojtarët s’bën të vetëkënaqen

Publikuar më:

Adis Beçiragiç thekson se skuadra e tij ka nevojë për një zgjedhje të menjëhershme dhe përmirësim në performancën e tyre, duke theksuar se nuk duhet të bijnë pre e vetëkënaqësisë.

Ai u shpreh publikisht se lojtarët duhet të kenë parasysh se ata janë kampionët aktualë dhe se çdo kundërshtar dëshiron t’i mposhtë ata.

Kjo do të thotë se ne duhet të luajmë si kampionë dhe të tregojmë se jemi skuadra më e mirë.

Beçiragiç është i shqetësuar për qasjen e lojës së ekipit, veçanërisht pas fitores së fundit, e cila nuk përputhet me standardet që ai kërkon.

Ai është në dijeni të sfidës që do t’i presë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Ludwigsburgut, një skuadër që vetëm disa ditë më parë arriti një fitore të madhe ndaj Bayern Munchen.

Kjo është një paralajmërim për lojtarët, pasi Ludwigsburg mund të sillet si “kafshë” në fushë, nëse vazhdojmë me këtë qasje dhe lojë të dobët.

Beçiragiç kërkon angazhim dhe përkushtim maksimal nga të gjithë, për të përballuar këtë sfidë

JU REKOMANDOJMË