Theu heshtjen zgjedhore, PZAP-i dënon me 1800 euro gjobë Bekim Jasharin

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Kandidati i pavarur për komunën e Skenderajt, Bekim Jashari, është dënuar me gjobë prej 1 mijë e 800 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore.

Kështu ka bërë të ditur Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke theksuar se ankesa është paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me seli në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Pranohen të bazuara ankesat e evidentuara me numra: Anr.637/2021, Anr.638/2021. Anr.639/2021, Anr 640/2021, Anr.641/2021 dhe Anr.642/2021 të gjitha të datës 17.10.2021, të paraqitura nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, dega në Komunën e Skenderajt, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 1,800.00 euro (një mijë e tetëqind), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale, për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021”, thuhet në vendim.

Në vendimin e publikuar nga PZAP-ja po ashtu potencohet se Jashari duhet ta paguajë dënimin në afatin kohor prej 15 ditësh.

“Detyrohet subjekti politik Lista e Pavarur-Bekim Jashari, me seli në Komunën e Skenderajt, që gjobën e shqiptuar si në pikën -I- të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita e pranimit të këtj vendimi nën kërcënim të dënimit shtesë”, thuhet në vendim.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), komunën e Skenderajt e ka fituar Bekim Nura i PDK-së me 57.99% të votave, shkruan Gazeta Reporteri.net.

Kurse, kryetari aktual Bekim Jashari i cili ka udhëhequr këtë komunë për një mandat, është radhitur i dyti me 40.64% të votave.

I pakënaqur me këtë rezultat, Jashari ka njoftuar para dy ditësh se në PZAP ka deponuar 10 ankesa, duke e akuzuar PDK-në për vjedhje votash.

“Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë. Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetë shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikura në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur”, kishte shkruar Jashari në Facebook.

Në zgjedhjet e së dielës, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

 

Të fundit

Adriana Matoshit i rikthehet sërish tumori në tru

9 vite pasi fitoi betejën me tumorin, Adriana Matoshi ka bërë të ditur se ai i është rikthyer prap. Postimi i plotë: Jetes pas sfidave besoj...

Lajme të tjera