Tre hajdutë kanë dështuar keq në grabitjen e një dyçani, duke marrë një mësim të rëndësishëm.
Pasi futen në një dyçan karburanti të armatosur, ata hasin në një klient i cili ishte ish-marins amerikan, shkruan Jepi Zë.
Në fare pak sekonda, ai ç’armatos njërin prej tyre duke bërë që dy të tjerë t’ia mbathin posa futen në derë.
Pamjet e këtij momenti janë publikuar nga zyra e sherifit, i cili sqaroi se klienti e ç’armatosi grabitësin dhe e mbajti aty derisa erdhën autoritetet policore.