Tani duhet ta mendoni t’i hani në shtëpi, shtrenjtohen mantiat dhe fliat

Publikuar më:

Ushqimet tradicionale tanimë po kushtojnë më shtrenjtë, gastronomët thonë se janë të detyruar t’i rrisin çmimet.

Një copë manti tash po kushton 25 cent.

E për sa u përket flijave, pronarja e dyqanit Hylë Hakaj Pllana tregon se sa janë shtrenjtuar.

72 vjeçarja, e cila qe 20 vite merret me gatimin e ushqimeve tradicionale, thotë se asnjëherë nuk ka përjetuar një ngritje të çmimeve si tash.

E Hakaj Pllana thotë se u detyrua që edhe ajo t’i shtrenjtojë ushqimet.

Edhe ushqimet tjera që konsumohen më së shpeshti nga qytetarët kanë pësuar ngritje të çmimit.

Tash klientët po paguajnë më shumë për të ngrënë suxhuk, qebapa dhe qofte.

Këto çmime i arsyeton Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve.

Zuka thotë se kur produktet esenciale kushtojnë shtrenjtë, është e pamundur që gastronomia t’i rezistojë tregut.

Në dy muajt e fundit, në Kosovë pothuajse të gjitha produktet tjera esenciale janë shtrenjtuar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.