Syla: Izet Mexhiti u angazhua për ta bërë profesoreshë Duda Baljen

Publikuar më:

Deputetja e komuniteti boshnjak, Duda Balje, sot konfirmoi publikisht se i është ofruar një pozitë si profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit.

Personi se kush ia ka ofruar këtë post, sipas gazetari Donat Syla është zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Sipas tij, ai është përfshirë personalisht në përpjekje për të siguruar vota për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, dhe se me çdo po përpiqen t’ia bëjnë Kurtit votat për qeverinë 3.

“IZET MEXHIDI i premton deputetes boshnjake te Kuvendit te Kosoves, DUDA BALJE, se do t’i siguroje nje vend pune si LIGJERUESE ne UNIVERSITETIN NENE TEREZA ne Shkup, ne rast se voton pro kandidatures se ALBULENA HAXHIUT per kryetare kuvendi“, shkroi ai në Facebook.

Në të njëjtën linjë me këtë qasje, Syla thotë se është edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka tentuar të ndikojë deputetin goran Adem Hoxha për ta orientuar votën e tij në favor të Vetëvendosjes.

“…nderkaq, Kryetari i Kuvendit te RMV’se, AFRIM GASHI ka provuar te joshe deputetin goran ADEM HOXHA qe te votoje pro kandidates se VV’se…perndryshe ky i fundit kur i erdhi homologia e tij nga Shqiperia, nuk guxonte me fol ne gjuhen amtare ne konference per media! Cfare mjeranash!“, shtoi ai.

Syla nuk kursehet as në kritikën e tij për mënyrën se si përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po veprojnë në raport me gjendjen e shqiptarëve atje

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.