Suspendohen 2 policët që rrahën qytetarin pasi e arrestuan tek QKUK-ja

Publikuar më:

Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, kanë rekomanduar suspendimin e zyrtarëve policorë të përfshirë në arrestimin e një personi të mërkurën në qendër të Prishtinës.


Përmes një komunikate për medie, IPK njofton se dy policët janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’.

“Lidhur me këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri tek arrestimi i personit dje, erdhi pasi që i njëjti kishte sulmuar një zyrtar policor.

Sipas pamjeve të publikuara në Gazetën Online ‘Reporteri.net’, shihet se Policia u detyrua ta arrestojë këtë qytetar nën drejtimin e armës, pasi që i njëjti refuzoi të dorëzohej.

Ndaj Policisë pati akuza për përdorim të dhunë, pasi që në disa pamje të tjera, policët shihen teksa godasin qytetarin me grushte në kokë, pasi atij i ishin vënë prangat në duar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.