Sulm në një xhami në ditë Ramazani, 5 persona të lënduar

Publikuar më:

Një sulm me thikë ka ndodhur në një nga xhamitë e Tiranës.


Siç raporton Abc News.al një person ka hyrë brenda dhe ka plagosur me thikë pesë persona.

Rasti ka ndodhur në rrugën e “Kavajës” rreth orës 14:30.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të Policisë është bërë i mundur prangosja e të dyshuarit i cili është Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, Policia iu ka dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, njofton Abc News.al.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.