Anton Pettersson është suedezi nga qyteti Falkenberg, i cili vitin e kaluar kishte zgjedhur ta vizitojë Mitrovicën për disa ditë.
Kur vendosi të vijë, ai u kishte kërkuar miqve kosovarë që ta dërgonin për të parë ndeshje sportive, shkruan “Jepi zë”.
Me të ardhur, Antoni kishte ndjekur dy ndeshje të Trepçës në Supërkupën Mbarëkombëtare, dhe përfundoi i dashuruar me klubin dhe qytetin.
Ai i kishte thënë “Jepi zë” se po i pëlqen atmosfera dhe gjithçka në Mitrovicë.
Por duket se dashuria për Mitrovicën dhe KB Trepçën vazhdojë t’i shtohej, pasi i njejti është rikthyer sërish në Mitrovicë.
Ai dje e festoi fitoren e KB Trepçës ndaj KB Prishtinës, ndërsa realizoi edhe një foto me simbole të KB Trepçës para palestrës “Minatori”. / Jepi zë