Suedezi Anton Pettersson erdhi ta vizitojë Mitrovicën dhe u dashurua me Trepçën

Publikuar më:

Anton Pettersson është suedezi nga qyteti Falkenberg, i cili ka zgjedhur ta vizitojë Mitrovicën për disa ditë.

Kur vendosi të vijë, ai u kishte kërkuar miqve kosovarë që ta dërgonin për të parë ndeshje sportive, shkruan “Jepi zë”.

Me të ardhur, Antoni ndoqi dy ndeshjen e Trepçës në Supërkupën Mbarëkombëtare, dhe përfundoi i dashuruar me klubin.

Ai i ka thënë “Jepi zë” se po i pëlqen atmosfera dhe gjithçka në Mitrovicë.

E sonte, kur shkoi në Restaurantin e njohur në Mitrovicë, “Koha”, takoi edhe basketbollistët e Trepçës.

Me këtë rast, Antoni realizoi edhe fotografi me kupën e fituar nga Trepça, duke u bërë pjesë e festës.

JU REKOMANDOJMË