Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka reaguar pas raportimeve të “Jepi zë”, lidhur me lënien e një të vdekuri nga COVID në një dhomë me të gjallët për 6 orë.
Ndonëse “Jepi zë” në asnjë moment nuk e lë përgjegjës Spitalin e Mitrovicës, ata konfirmojnë edhe një herë se iu intereson vetëm rroga që marrin dhe jo integriteti i pacientëve e madje as i të vdekurve.
Gazeta në raportimet e saja citon familjen, dhe fotografitë janë siguruar me dëshirë nga familjarët. Aty nuk janë zbuluar as identitete, e as nuk duket fytyra e askujt. Aty tregohet dhoma ku kurohen pacientët e ku shihet edhe një i vdekur. Gjithçka është brenda kornizave etike dhe profesionale.
Sidoqoftë, ajo që është e rëndësishme konfirmohet nga vetë Spitali. Ata nuk e mohojnë se kufoma është mbajtur me orë në vendin e njëjtë me të gjallët, mirëpo kujdesen vetëm ta hedhin fajin nga vetja.
“Ju informojmë se në momentin e vdekjës së pacientit, kemi qenë në pritje të rezultatit nga IKSHP lidhur me pranin e infeksionit nga COVID19, per shkak se prania e infeksionit i nderron komplet proceduart e tërheqjes së trupit të pa jetë dhe ato pasuese, gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka krijuar Qendren Operative Emergjente e cila është përgjegjëse për marrjen e trupave të pa jetë dhe procedurat pasuese, andaj, tërheqja e trupave të pa jetë të cilët kanë nderruar jetë si pasoj e COVID 19 është ne kompetencen e QOE-Ministria e Shëndetësisë”, thonë Spitali.
Ndryshe, “Jepi zë” qartëson se raportimet janë të bazuara në burime shumë të sakta dhe informacionet e fotografitë janë publikuar me autorizimin e familjarëve të viktimës në fjalë.
Sqarimi i plotë i Spitalit të Mitrovicës:
Sqarim
Duke dashur që të evitohet dezinformimi dhe përhapja e panikut tek qytetarët e Mitrovicës dhe rrethinës, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Mitrovicë ndihet i obliguar të sqaroj rrethanat e operimit profesional të Spitalit.
Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, është duke punuar konform rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandemin me të cilën po përballemi, në të njejtën kohë duke punuar me të gjitha kapacitetet në Ambulancat Specilaistike dhe Sallat Operative me të vetmin qëllim që qytetaret tonë mos të privohen nga marrja e shërbimeve shëndetësore.
Ju informojmë, se Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë është duke trajtuar pacientët e infektuar me COVID 19, edhe pse kjo për punëtorët e Spitalit tonë paraqet ngarkesë duke ditur se jemi duke ofruar edhe shërbime të tjera Ambulantore dhe Operative përveq trajtimit të pacientëve me COVID 19.
E kemi për obligim të reagojmë lidhur me shkrimet në disa medie-portale në lidhje me një rast të vdekjës në Sptialin tone nga Covid 19.
Është e pa denjë dhe jo profesionale të publikohen fotografi të trupit të pa jetë dhe te ipen konkluzione jo profesionlale dhe jo etike.
Ju informojmë se në momentin e vdekjës së pacientit, kemi qenë në pritje të rezultatit nga IKSHP lidhur me pranin e infeksionit nga COVID19, per shkak se prania e infeksionit i nderron komplet proceduart e tërheqjes së trupit të pa jetë dhe ato pasuese,
gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka krijuar Qendren Operative Emergjente e cila është përgjegjëse për marrjen e trupave të pa jetë dhe procedurat pasuese, andaj, tërheqja e trupave të pa jetë të cilët kanë nderruar jetë si pasoj e COVID 19 është ne kompetencen e QOE-Ministria e Shëndetësisë.
Spitali i Përgjithshëm – Mitrovicë i siguron të gjithë qytetarët se do të vazhdoj të punoj pa ndalshëm dhe me të gjitha kapacitetet në të mirë të shëndetit të qytetarëve tonë edhe për kundër sfidave, vështërsive të cilat shpesh herë imponohen nga qarqe dashakeqëse.