Sot barazohen dita dhe nata

Publikuar më:

Sot, e mërkurë, ndodh ajo që njihet si ekuinoksi pranveror – barazimi i ditës me natën.

Fenomeni astronomik për këtë vit nis në orën 04:06, ka njoftuar Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ai ka thënë se këtë të mërkurë nis pranvera astronomike, ndërsa në hemisferën jugore nis stina e vjeshtës.

“Nesër herët në mëngjes në orën 04: 06 min, fillon stina e pranverës astronomike, ndërsa në hemisferën jugore fillon stina e vjeshtës. Nesër ndodh dhe ekuinoksi pranveror, që nënkupton se dita dhe nata do t’i kenë nga 12h”, ka shkruar ai në Facebook.

JU REKOMANDOJMË