Sonte në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Bora Zemani përballet me Donaldin dhe Beatrixin

Publikuar më:

Ditëve të fundit, emri i moderatores Bora Zemani ka qenë shumë i përfolur në media, për shkak të raportit që ka krijuar ish partneri i saj, Donald Veshaj me Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP.

E sonte, ajo do të përballet me Donaldin dhe Beatrixin.

Këta të fundit janë parë mjaft të afërt dhe pranuan se kanë një pëlqim ndaj njëri-tjetrit, madje mbrëmjen e djeshme shkëmbyen dhe puthjen e parë.

Moderatorja, Bora Zemani do të hyjë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të diskutuar gjerë e gjatë për këtë temë shumë të diskutuar.

JU REKOMANDOJMË