Skenderaj: Vjehrra dhe reja bëhen “llom” mes vete – përfundojnë në spital e polici

Publikuar më:

Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në Skenderaj, ku një 66-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj.

Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar rreth orës 07:00 në rrugën “Sala dhe Hamit Jashari”, ku nusja, rreth 31-vjeçare ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF si pasojë e dhunës që dyshohet se u ushtrua ndaj saj nga vjehrra, rreth 66-vjeçare.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një përplasjeje fizike, të dyja kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar fillimisht në QKMF, e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim të mëtejshëm.

Pas trajtimit mjekësor, të dyja janë shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj, ku janë intervistuar lidhur me rrethanat e ngjarjes. Hetimet e para tregojnë se përplasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme familjare.

Lidhur me rastin, Prokurori ka urdhëruar që të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas incidentit, sipas burimeve të Sinjalit, vjehrra dhe bashkëshorti i saj janë larguar nga banesa në Skenderaj dhe janë shpërngulur në fshatin Aqarevë, ndërsa nusja ka mbetur në banesë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.