Serbit në veri i zhduken kuajt, e lajmëron Policinë – rasti shkon në Prokurori

Publikuar më:

Një rast aspak i zakonshëm është hapur në Mitrovicë të Veriut, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë për të gjetur dy kuajt e tij të humbur – një poni dhe një troter italian.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se më 7 prill 2025, rreth orës 14:20, në Stacionin Policor të Mitrovicës Veriore është paraqitur 33-vjeçari Aleksandar Arsenijevic, i cili ka deklaruar se nuk ka më asnjë gjurmë të kuajve që i mbante të lirë në zonën e Kroit të Vitakut dhe Zveçanit të Vogël.

Sipas tij, kafshët janë zhdukur që më shumë se një muaj, por ai nuk ka dyshime konkrete ndaj ndonjë personi.

Hetuesi kujdestar ka kontaktuar Prokurorin kujdestar më 17 prill, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Shpërdorim i pasurisë së huaj.”

Policia ka nisur procedurat për hetimin e rastit dhe lokalizimin e kafshëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.