Sot me fillim nga ora 09:30, ka nisur gjykimi për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.
Mirëpo Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, nuk ka shkuar në senacën e sotme për skandalin me rezervat.
Ajo mungon në seancë.
Më 11 nëntor, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.







