Zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, ka deklaruar se të gjithë njehsorët elektrikë të vendosur nga kompania matin energjinë elektrike me saktësi dhe nuk ka pasur manipulim me ta.
“Njehsorët e vendosur nga KEDS e bëjnë matjen e energjisë elektrike me saktësi dhe janë në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe legjislacionin në Kosovë”, tha Dallaveraj në një konferencë për media.
Ajo shtoi se devijimet e mundshme lidhen me karakteristikat teknike të orës së njehsorëve dhe nuk përbëjnë manipulim.
“Devijimet e vërejtura janë karakteristikë teknike e njohur dhe mund të vërtetohen. Në çdo rast të devijimit të mundshëm, qytetarët do të kompensohen”, theksoi ajo.







