Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që po priste në radhë: Lahper

Publikuar më:

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku pritet për dokumente.


Teksa ai priste radhën, një zyrtare komunale futi dikë pa radhë, e cila gjë irritoi burrin që mezi po rrinte në ulëse, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitarët thonë se ai i reagoi shkeljes së radhës, gjë që solli tension më pas. Zyrtarja i tha se po gënjen, ndërkohë i moshuari vazhdoi të polemizonte.

E në videon që ka siguruar “Jepi zë” nga një qytetar, shihet gjuha kërcënuese e zyrtares, e cila ia bën me gisht plakut. Madje, në fund dëgjohet teksa e ofendon rëndë, duke e quajtur “lahper”.

“Po rren. Lahper”, ishin fjalët e zyrtares drejtuar një 75 vjeçari.

Sidoqoftë, duhet theksuar se raste të tilla nuk janë të rralla në institucionet e Kosovës ku, përveç shkelet radha, zyrtarët që janë të punësuara për t’u shërbyer qytetarëve, sillen në mënyrë skandaloze me ta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.