Si po ngacmohen të rinjtë kosovarë përmes “AirDrop”

Publikuar më:

Gjithçka nisi në facebook, në kohën kur në këtë aplikacion të rinjtë kishin mundësi të ngacmonin dikë përmes opsionit “Poke” ,përgjithësit formulë e djemve drejtuar vajzave.

Por kjo bëhet fjalë për vite më parë kur lidhja dhe dashuritë lindin nga një mënyrë që sot, pothuajse, nuk ekziston.

Përveç rrjeteve sociale, një mënyrë tjetër ngacmimi ka marrë bujë në “treg”.

Ajo e AirDrop. Nuk ka nevojë as për internet dhe as për të dhëna celulare. Krejt çka duhet është të keni opsionin “Air Drop ON”.

AirDrop lejon të transferoni shpejt foto dhe video midis iPhone, iPad dhe Mac pa përdorur wi-fi ose të dhëna celulare.

Me anë të kësaj metode të rinjtë i dërgojnë njëri-tjetrit kontaktet e tyre e më pas njihen.

Kjo dukuri ndodh edhe në Kosovë, kësisoji përmes “Air Drop” shumë shpesh të rinjtë sigurojnë emrin apo të dhëna të tjera të një personi që e pelqejnë në më pak se 1 minut, shkruan Insajderi.

Por, në shumë qytete Europiane dhe Perendimore, kjo metodë është kthyer në problem pasi të panjohur nisin foto të papërshtatshme. Përkitazi me këtë, vajzat dhe gratë shpesh ndihen të ofenduara.

JU REKOMANDOJMË