Si ndodhi përplasja e parë e armatosur me policinë serbe? flet Sami Lushtaku

Publikuar më:

Një rrëfim ndryshe mbi të kaluarën e tij, ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku e ka dhënë këtë të shtunë në emisionin “n’Demos”, ku mes shumë ngjarjeve, është ndalur edhe tek përplasja e parë e armatosur me forcat serbe.

Ai ka thënë se shpëtimi i tij erdhi për faktin që kishte një revole me vete, e që të njëjtën e kishte bartur gjatëgjithë kohës ku do që kishte shkuar.

“Unë e kam pas fatin e keq, se përplasjen e parë e kam në vitin ’90, kur policia serbe tenton të më ndal me makinë, pasi isha duke shkuar tek një dasëm të mikut tim në Polac, aty policia tenton të më arrestoj, por fatmirësisht kam qenë i armatosur gjithëherë me një revole, dhe kemi filluar të shkëmbejmë të shtëna, falë asaj revole që unë e kam bartë me veti nuk kanë mundur të më arrestojnë, e prej atij momenti unë kam qenë gjatë gjithë kohës në mal. Edhe familja Lushtaku njihet historikisht për përplasjet me regjimin”,është shprehur Lushtaku.

Që nga viti 1991, bashkëluftëtari i Adem Jasharit thotë se kanë dalur haptas kundër regjimit në atë kohë, ndërsa i ka veçuar edhe aksionet e para që i ndërmorën në zonën e Drenicës.

“Aksioni i parë ka ndodhur tek familja Jashari në vitin ’91, kur tentuan forcat serbe me hy dhe me arrestu Adem Jasharin, dihet çfarë rezistence ishte, që nga ajo kohë, pjesa më e madhe e jona kemi dalë haptas në mal të armatosur, që nga ai moment kemi filluar edhe aksionet e para që nuk janë të pakta, kanë qenë dy raste në Drenas, një rast në Skenderaj, në Mitrovicë e në Vushtrri, pjesën më të madhe të tyre kam marrë pjesë, do t’i veçoja rastet e Drenasit, ku në atë të parin në stacionin e autobusëve, ku cilësohet si aksioni i parë i UÇK-së me këtë emër, am qenë me Ramiz Lladrocin, Jakup Nurën edhe Ilmi Zekën, i cili nuk ka marrë pjesë në aksion drejt për drejt po ka qenë me neve krejt kohën”, ka thënë ai

JU REKOMANDOJMË