Si është e mundur që produktet bazike të kenë çmime më të larta se në Evropë?

Publikuar më:

Besnik Tahiri i AAK-së kritikon rritjen e çmimeve: “Produktet bazike më të shtrenjta se në Zvicër e Gjermani”

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve të përditshme në vend. Ai ka thënë se çmimet janë rritur në nivele të papranueshme, duke krahasuar çmimet në Kosovë me ato në vendet më të zhvilluara evropiane.

Tahiri ka ngritur shqetësimin se produktet bazike, si qumështi, nënproduktet e qumështit, frutat dhe artikuj të tjerë ushqimorë, po shiten më shtrenjtë sesa në Zvicër, Gjermani, Itali apo Francë.

Sipas tij, me këtë qeveri, sikur të vetmet gjëra të lira që kanë mbetur në Kosovë janë pagat e qytetarëve.

Ai u shpreh se pesë vitet e fundit kanë qenë të mbushura vetëm me fjalë, premtime dhe “përralla”, ndërsa realiteti ekonomik i qytetarëve po vështirësohet çdo ditë e më shumë.

JU REKOMANDOJMË