Shteti e harroi, klubi hendbollistik “Trepça” do të shpëtohet nga qytetarët

Publikuar më:

Klubi i Hendbollit “Trepça” e paralajmëroi tërheqjen nga garat e Superligës për shkak se nuk kishin asnjë para, mirëpo duket se një dritë në fund të tunelit u paraqit.


Ish-sportisti dhe biznesmeni, Lindrit Misini, ka theksuar se do t’i dalë në ndihmë klubit të hendbollit së bashku me disa shokë biznesmenë.

Ai me këtë rast ka thumbuar institucionet përgjegjëse, pasi askush nuk i doli ndihmë klubit.

“Pas shqetësimit se qka është duke i ndodhur KLUBIT HEMBOLLISTIK TREPÇA unë si Lindrit një qytetar i thjeshtë dhe një dashamir i sportit i cili e di mirë qka do të thot emri TREPÇË,do të mobilizohemi me shokë të cilët e kan dasht dhe dojnë këtë qytet,dhe KH TREPÇA do të garoj edhe sivjet në superlig!!! E ju vazhdoni fushatën!!!”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË