Shqiptarit i del xhelozia jashtë kontrollit: E lidh në karrige gruan dhe e mban për orë të tëra

Publikuar më:

Një shqiptar 40-vjeç që banonte në Bolzano u arrestua nga policia italiane me akuza të rënda për rrëmbim, torturë dhe keqtrajtim në familje.

Viktima e dhunës ishte partnerja e tij që bashkëjetonte. Gruaja në fjalë prej muajsh kishte pësuar keqtrajtime të ndryshme, të shkaktuara nga xhelozia e burrit.

Episodi më serioz, për të cilin ai akuzohet për rrëmbim dhe torturë, daton rreth dhjetë ditë më parë: gruaja u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë, me një thikë të drejtuar disa herë në gjoks. Ai i preu lëkurën me thikë duke i lënë shenja që me shumë mundësi do t’i mbesin për gjatë gjithë jetës.

40-vjeçari e kishte shoqëruar gruan në spital, por ajo u kishte thënë mjekëve se kishte rënë nga biçikleta. Megjithatë hetimet kishin filluar dhe gruaja më pas u kishte shpjeguar hetuesve se ajo ishte në të vërtetë viktima e keqtrajtimit të partnerit të saj, i cili më pas u arrestua.

Sipas shpjegimeve që ka bërë 40-vjeçari i arrestuar, bashkëjetuesja e tij gënjen pasi është droguar dhe fillon të shpikë skena.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.