Shqiptari dhe serbi nga Kosova që e quajnë vëlla njëri-tjetrin: Sikur të ishim lindur nga një nënë

Publikuar më:

Të bashkuar nga dashuria e tyre për qentë, një shqiptar dhe një serb në Graçanicë, afër Prishtinës, kanë themeluar një partneritet të pazakontë për të udhëhequr një strehimore për qentë e braktisur në Kosovë.

Një shqiptar dhe një serb kanë themeluar një partneritet të pazakontë për të udhëhequr një strehimore për qentë e braktisur në Kosovë.

“Kurrfarë problem nuk i kemi paraqitur njëri—tjetrit pse është ai shqiptar ose unë serb. Ne e kemi gjetur njëri-tjetrin. Fare nuk e shikoj se çfarë është ai dhe çfarë jam unë. Përndryshe, quhemi vëlla, ai mua vëlla dhe unë atë vëlla, fare pa nacionalitet. Kurrë nuk ka pasur domethënie se çka është ai dhe çka jam unë. Hamë së bashku, pimë së bashku, punojmë së bashku tërë kohën. Nuk ka asnjë ditë që nuk jemi bashkë tash e 11 vjet, thotë Sllavisha Stojanoviq.

“Sikur të ishim lindur nga e njëjta nënë. Merremi vesh për gjithçka. Nuk është nacionalist, nuk jam as unë. Mirë e çojmë”, thotë Mentor Gashi.

JU REKOMANDOJMË