Shqetësuese: Në ujin që dyshohet se helmoi mbi 1500 kosovarë, u gjetën 3 baktere

Publikuar më:

Gjatë ditës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se pos baktereve koliforme është identifikuar edhe bakteria Ecoli në kaptazhën e Drenocit në Deçan, kësisoj sipas IKSHPK-së uji deklarohet jo i pijshëm në këtë fshat.

Mirëpo, kjo baktere që njihet tek popullata si Escherichia Coli, sipas profesorit të mikrobiologjisë Idriz Vehapi, shkaktohet nga fekalet, vërshimet nga vendbanimet e ndryshme si dhe ato të mbetjeve të kufomave shtazore dhe të ngjashme.

Andaj, edhe simptomat e paraqitura tek deçanasit janë shkaktuar nga ky lloj i bakteries. Vehapi tregon se uji si produkt esencial duhet të kontrollohet në baza ditore.

Teksa, kjo nuk dihet se a u bë, për shkak se në analizat e bëra nga IKSHPK në tri mostrat e ujit në fshatrat Prilep, Irzniq dhe Gllogjan ka rezultuar që nuk ka fare sasi të klorit.

Ani se, nga KRU “Hidrodrini” u tha se brenda muajit bëhen 200 analiza, pa e potencuar faktin se a bëhen në baza ditore apo jo, dhe se këto analiza kryhen nga IKSHPK.

Derisa, nga IKSHPK në pasditen e së premtes u bë me dije se në dy mostrat e fecesit të pacientëve të dërguara të enjten për testim në laboratorët jashtë Kosovës, janë tipe të bakteries Ecoli dhe një lloji i virusit i quajtur Noroviru

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.