Shpërthim i fortë në Vushtrri, dëmtohen dy shtëpi dhe tri vetura – dyshohet për granatë

Publikuar më:

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Mic Sokoli’ në Vushtrri.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se dyshohet që bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore.

 

Si pasojë e kësaj, janë shkaktuar dëme materiale, pasi janë thyer xhamat e dy shtëpive dhe janë dëmtuar tri vetura që ndodheshin të parkuara në atë rrugë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Rastin në Polici e ka denoncuar një qytetar, shtëpia e të cilit e ka pësuar nga shpërthimi dhe më pas njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihet se si ndodhi shpërthimi, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.